Lotaria Amerikane bëhet edhe më e vështirë, DASH publikon ndryshimet e rregullave për aplikantët, kushtet që duhet të plotësojnë
Shtetet e Bashkuara kanë finalizuar rregulla të reja për Programin e Vizave të emigrantëve të Diversitetit, e njohur ndryshe si Lotaria Amerikane, duke futur kërkesa më të rrepta për verifikimin e identitetit për aplikantët. Departamenti i Shtetit i SHBA-së publikoi rregulloren përfundimtare në Regjistrin Federal nën titullin “Vizat: Përmirësimi i Verifikimit dhe Luftimi i Mashtrimit në Programin e Vizave të emigrantëve të Diversitetit”. Sipas njoftimit zyrtar ky rregull do të hyjë në fuqi më 10 prill 2026 dhe sipas rregullores së përditësuar, individët që hyjnë në programin e Lotarisë duhet të japin informacion më të detajuara. Nis që me një pasaportë të vlefshme dhe e paskaduar si pjesë të formularit të tyre elektronik të regjistrimit.Aplikantët gjithashtu do të duhet të ngarkojnë një skanim të faqes/faqeve...
Burimi:
top-channel.tv