Lorena Goxhobelli në krye të Kadastrës së korrupsionit, si trafikantët e karteleve të drogës përdorën Hipotekën për…
Kadastra që drejtohet nga Lorena Goxhobelli, duket se është një ndër institucionet më të korruptuara në Shqipëri. Dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) “Black Eagle”, zbardh skemën se si persona të dyshuar si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës kanë përvetësuar prona në zona elitare të Tiranës, me qëllim pastrimin e parave përmes ndërtimit të kullave. Sipas SPAK, personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti e të tjerë, kanë zhvilluar edhe takime jashtë vendit, në Spanjë dhe Aruba. Në një nga episodet e hetimit, dyshohet se ata kanë përdorur institucione shtetërore për të verifikuar nëse ndaj tyre po zhvilloheshin hetime nga Prokuroria e Posaçme. Referuar dosjes, SPAK thotë se gjithçka ka nisur pas një hetimi pasuror ndaj Denis Metoshit, i njohur edhe si...
Burimi:
sot.com.al