Lokalin e ktheu në bazë për shitjen e drogës, arrestohet 32-vjeçari në Prrenjas. Sekuestrohen kokainë dhe shuma parash
Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi në lokalin që administronte në Prrenjas, ndante kokainë në doza me qëllim shitjen. Po ashtu është arrestuar edhe një person që u kap në ambientet e lokalit për moskallëzim të krimit. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të bazuara te kontrollet, puna operative dhe hetimet, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin e koduar “Rrethinat”. Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit Gj. K., 32 vjeç dhe K. R., 29 vjeç, të dy banues në Prrenjas. Gjatë kontrolleve në lokalin që administronte 32-vjeçari, në Prrenjas, u gjetën 76 doza dhe sasi lënde e dyshuar...
Burimi:
top-channel.tv