Lokali përfshihet nga flakët/ I mbyllur dhe jashtë funksionit prej kohësh, mësohet se shkak është bërë…
Një zjarr përfshiu orët e vona të natës një lokal në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës. Lokali ishte i mbyllur dhe nuk funksiononte prej kohësh. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar flakët. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Drejtuesit e zjarrfikëseve bëjnë të ditur se zjarri është shkaktuar një shkëndijë në rrjetin elektrik.
Burimi:
sot.com.al