LIVE/ Protestuesit hedhin motolovë dhe përplasen fizikisht me efektivët, policia kundërpërgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës. Preket edhe Berisha
Ora 19:00 është njoftuar për nisjen e protestës së radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike. Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit dhe sigurisë. Sali Berisha ka mbërritur pak para orën 19:00 në selinë blu, ku është pritur nga mbështetësit demokratë.Në këtë protestë, është parashikuar që të mos ketë fjalime, por vetëm marshime. 21:01 Foto/ Molotovët nga protestuesit e PD-së, policia i kundërpërgjigjet, uji me presion kap edhe Berishën Protestuesit e PD-së kanë përdorur molotovë gjatë tubimit të tyre dhe marshimit drejt Ministrisë së Brendshme. Policia i është kundërpërgjigjur molotovëve me ujë, duke prekur edhe kreun e PD-së Sali Berisha. 20:55 Policia ‘gardh’ në Bulevard, protestuesit shtyjnë fizikisht efektivët, hidhet sërish ujë dhe gaz lotsjellës Protestuesit e PD kanë...
Burimi:
top-channel.tv