LIVE/ Pas katër orësh, mbyllet protesta e shtatë në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit

LIVE/ Pas katër orësh, mbyllet protesta e shtatë në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit

Pas katër orësh, u mbyll në Tiranë protesta e shtatë kundër investimit në Zvërnec. Tubimi u zhvillua në sheshin kryesor të kryeqytetit, ku pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj projektit. Më herët gjatë ditës, protesta u mbajt edhe në zonën e Zvërnecit, ndërsa më pas u zhvendos në Tiranë. Paralelisht protesta u mbajtën edhe në Shkodër, e po ashtu në Athinë. Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, bën me dije se sheshin Sintagma dolën shqiptarë, grekë dhe palestinezë, me pankarta në duar, duke kërkuar anulimin e projektit. E ndërkohë ditën e sotme ka pasur sërish protesta në diasporë, si në Itali, Gjermani apo në Uashington DC e New York. Top Channel