LIVE/ Dita e shtatë e protestës, qytetarët në shesh në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, tubim edhe në Shkodër
Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të shtunë në Tiranë në ditën e shtatë të protestës kundër investimit në Zvërnec. Tubimi po mbahet në kryeqytet, ku pjesëmarrësit shprehin kundërshtimin e tyre ndaj projektit dhe kërkojnë anulimin. Më herët gjatë ditës, protesta u mbajt edhe në zonën e Zvërnecit, ndërsa më pas u zhvendos në Tiranë. Paralelisht protesta po mbahet edhe në Shkodër, e po ashtu aktualisht edhe në Athinë. Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, bën me dije se shesh kanë dalë shqiptarë, grekë dhe palestinezë, me pankarta në duar, duke kërkuar anulimin e projektit. E ndërkohë ditën e sotme ka pasur sërish protesta në diasporë, si në Itali, Gjermani apo në Uashington DC. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv