Lista ”e zezë” e DASH: Sa e rrezikshme është Shqipëria për amerikanët?
Në një moment të mbushur me tensione globale, ku zhvillimet në Lindjen e Mesme veçanërisht në Iran, po mbajnë të lartë shqetësimin për sigurinë. DASH ka rifreskuar hartën e rrezikut për udhëtarët amerikanë në të gjithë botën. Përmes këtyre udhëzimeve, autoritetet në Uashington synojnë t’u japin qytetarëve një panoramë më të qartë mbi nivelin e sigurisë në destinacione të ndryshme, duke i ndihmuar të marrin masa paraprake përpara dhe gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Në Ballkan, Shqipëria dhe Kosova janë renditur në Nivelin 2 një kategori që nënkupton nevojën për “kujdes të shtuar”. Në të njëjtin nivel përfshihet edhe Serbia. Fqinjët si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vlerësohen më të sigurt, duke u pozicionuar në Nivelin 1, ku rekomandohet thjesht ndjekja e praktikave standarde...
Burimi:
kohajone.com