Lirohen nga qelia 15 protestuesit e opozitës

Lirohen nga qelia 15 protestuesit e opozitës

PAMJE NGA PROTESTA TIRANË-Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për 15 protestuesit e vënë në pranga, pas protestës të opozitës së 22 marsit. Ata u arrestuan me akuzën se kundërshtuan dhe dhunuan fizikisht punonjësit e policisë, si edhe hodhën molotovë në drejtim të tyre dhe institucioneve. Të lënduar nga kjo protestë mbetën 6 efektivë të policisë. Për protestën është vënë në hetim në gjendje të lirë edhe organizatori Klevis Balliu, i cili akuzohet se ka shtyrë të miturit në krim. Në hetim janë edhe 5 të mitur që janë përfshirë në akte dhune, si edhe 3 protestues të tjerë.  Protesta e Partisë Demokratike nisi rreth orës 18:00, ku mbështetësit u mblodhën fiillimisht para Kryeministrisë, aty ku u zhvillua tubimi kryesor. Tubimi pa fjalime, shumë shpejt përshkallëzoi,...