Lirimi i drejtoreshës së AKSHI-t nga “arresti shtëpiak”, Lala zbulon detajet: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë mund të..

Lirimi i drejtoreshës së AKSHI-t nga “arresti shtëpiak”, Lala zbulon detajet: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë mund të..

Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke ndryshuar masën “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në  nje emision televiziv, e cilësoi vendimin si një rast të pazakontë, duke theksuar se është hera e parë që Gjykata e Lartë ndërhyn drejtpërdrejt në këtë mënyrë për një masë sigurie. Klodiana Lala: Është vendimi që ne prisnim. Pak ditë më parë, kolegjet e bashkuara unifikuan praktikën e caktimi t të masës së sigurisë. Kjo duhej rregulluar shumë kohë më parë. por përsa kohë nuk ishin prekur zyrtarë të lartë nuk u prek. Ish-drejtoresha e AKSHI iu drejtua Gjykatës së Lartë. Dhe ky është vendimi i parë pas unifikimit të praktikës....