Ligji i ri për dhunën në familje, zv.ministrja: Programet e rehabilitimit për dhunuesit do të jenë të detyrueshme
Ndryshimet e reja në ligjin për dhunën në familje parashikojnë për herë të parë programe rehabilitimi edhe për dhunuesit. Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi sqaroi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut se pjesëmarrja në këto programe do të jetë e detyrueshme. “Programet e rehabilitimit nuk përfshinë vetëm viktimat, por edhe dhunuesit, me qëllim parandalimin e përsëritjes së dhunës dhe ndryshimin e sjelljeve, dhe modeleve të ndryshme të sjelljes. Një risi e rëndësishme është lidhja e këtyre programeve me vendime gjyqësore, duke parashikuar, pasojë ligjore në rast të mos pjesëmarrjes së dhunuesit në programet e urdhëruara. Sa i përket programit të rehabilitimit të dhunuesit, do të jenë e detyrueshme pjesëmarrja në këto programe”, tha Denada Seferi, zëvëndësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale....
Burimi:
kohajone.com