Lëvizje në seri te drejtoritë e burgjeve, firmosen dorëheqje dhe emërime të reja pas kontrolleve nëpër qeli
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, firmos lëvizje në burgje pas dhjetëra kontrolleve në qeli. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, nga burime jozyrtare mësohet se është emëruar drejtor në burgun e Reçit, Klodjan Myrto, ndërsa paraardhësi i tij, Algert Çekrezi, ka dhënë dorëheqjen dhe është kthyer në Policinë e Shtetit. Në burgun “Jordan Misja” ka dhënë dorëheqjen drejtori i 313-ës dhe është komanduar Arjan Bozhaj. Ndërsa në paraburgimin e Elbasanit është larguar Qazim Hoxha dhe aty është emëruar Markiz Sallufi. Në Burgun e Rrogozhinës ka qenë i pezulluar Bilal Hasa dhe është komanduar Alban Zela. Lëvizjet në burgje po ndodhin mbas dhjetëra kontrolleve në të gjitha burgjet si dhe sekuestrimin e telefonave dhe alkoolit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv