Lëkundje sizmike të njëpasnjëshme në juglindje të vendit, regjistrohet një tjetër tërmet në qarkun e Korçës, ja sa ishte magnituda

Lëkundje sizmike të njëpasnjëshme në juglindje të vendit, regjistrohet një tjetër tërmet në qarkun e Korçës, ja sa ishte magnituda

Vazhdojnë lëkundjet e njëpasnjëshme në juglindje të vendit. Një tjetër tërmet është regjistruar rreth orës 19:10 në qarkun e Korçës. Tërmeti me magnitudë 3.9, e pati epiqendrën në fshatin Desmirë. Ndërkohë fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar. Rreth orës 16:00 u regjistrua një tjetër tërmet, me manitudë 3.2 ballë me epiqendër fshati Hoçisht në Devoll. Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme janë shënuar disa lëkundje tërmeti po në këtë qark. Deri më tani nuk ka pasur raportim për dëme materiale.       Top Channel