Lejuan ndërtime të paligjshme, pezullohen nga detyra tre punonjës të IMT-së
Prokuroria e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të tre punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), pas dyshimeve për mosveprim në rastin e një ndërtimi pa leje në zonën e Selitës. Masa është marrë ndaj inspektorëve E.M., Sh.G. dhe përgjegjësit të sektorit V.Sh., të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, kryer në bashkëpunim”. Hetimet kanë zbuluar se në rrugën “Valentina Pistoli” po kryheshin punime ndërtimore pa leje nga shtetasi D.G. Inspektorët e ngarkuar për këtë territor nuk pasqyruan faktin se bëhej fjalë për një ndërtim të paligjshëm dhe nuk informuan Kryeinspektorin për marrjen e masave administrative, gjobitjen, vendimin për prishjen e objektit dhe depozitimin e kallëzimit penal. Sipas të dhënave, ndërtimi pa leje ka nisur më 1 nëntor 2021 dhe ka...
Burimi:
gijotina.com