Legalizoi pronat për të siguruar vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO dënon me mbi 1 vit burg ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizoi pronat për të siguruar vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO dënon me mbi 1 vit burg ish-zyrtarin e kadastrës

Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim Ylli Barutin i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Po ashtu, GJKKO ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Baruti në bashkëpunim me 3 zyrtarët e tjerë, Dritan Stoka, Agim Osma dhe Alqi Hajdini kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale për zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Dritan Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, dyshohet se kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019,...