Largohet edhe Engjëll Agaçi! Kush e zë vendin e sekretarit të përgjithshëm së Kryeministrisë

Largohet edhe Engjëll Agaçi! Kush e zë vendin e sekretarit të përgjithshëm së Kryeministrisë

Engjëll Agaçi dhe Elsonida Rama TIRANË-Pas dorëheqjes së drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, burime për ZËRI konfirmojnë se edhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, është larguar nga detyra. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse bëhet fjalë për dorëheqje apo shkarkim.  Agaçi largohet nga posti i sekretarit të përgjithshëm pasi ka shërbyer aty prej gati 13 vjetësh, që nga ardhja e Edi Ramës në krye të qeverisë. Në vend të tij raportohet se në postin e sekretares së Përgjithshme të Kryeministrisë është emëruar Elsonida Rama. Kjo e fundit më herët ka punuar në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Kujtojmë se Engjëll Agaçi është thirrur edhe nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Asakohe ai ka qëndruar në SPAK...