Largimi i tregtimit/ Banorët e revoltuar kundër: Na lini të punojmë, kjo është buka jonë
Aksioni i ndërmarrë nga Prefektura e Korçës për largimin e tregtimit ambulant përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec, në zonën e Lumalasit është shoqëruar me kundërshtime nga banorët që sigurojnë jetesën përmes shitjes së produkteve bujqësore. Ditën e sotme kanë qenë në terren strukturat e policisë bashkiake, të cilët u kanë kërkuar tregtarëve të largojnë menjëherë mallrat nga anë e rrugës, duke e cilësuar këtë aktivitet si rrezik për sigurinë rrugore. Por për familjen Shkëmbi, kjo ndërhyrje konsiderohet e padrejtë dhe pa zgjidhje alternative. Ata shprehen se nuk janë kundër rregullave, por kërkojnë që të paktën t’u jepet mundësia të zhvendosen disa metra më tutje, në mënyrë që të vazhdojnë punën. “Na lini të punojmë, kjo është buka jonë”/ “Erdhi prefektja e shoqëruar me policinë bashkiake, të...
Burimi:
sot.com.al