“Largimi i Edi Ramës, është një domosdoshmëri kombëtare”/ Reagon ashpër PL: Koha e propagandës ka marrë fund
Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me protestat qytetare, duke i cilësuar ato si një shprehje legjitime të pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisjes aktuale. Sipas saj, zëri i mijëra protestuesve që kërkojnë ndryshim nuk mund të shpërfillet apo të zëvendësohet me propagandë politike. Në deklaratën e saj, Memelli thekson se largimi i kryeministrit Edi Rama është një nevojë për vendin, ndërsa kërkon rikthimin e llogaridhënies, hapjen e plotë të listave zgjedhore dhe dëgjimin e kërkesave të qytetarëve. Ajo shpreh mbështetjen e Partisë së Lirisë për protestuesit dhe i bën thirrje institucioneve të reflektojnë ndaj shqetësimeve që, sipas saj, po ngrihen nga një pjesë e gjerë e shoqërisë shqiptare. Deklarata e Zëdhënëses së Presidentit të Partisë...
Burimi:
sot.com.al