Lapaj për nismën e mazhorancës: Qeveria po shfrytëzon numrat për deformimin e ligjit

Lapaj për nismën e mazhorancës: Qeveria po shfrytëzon numrat për deformimin e ligjit

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj thotë se nisma e mazhorancës për të bërë ndryshime ligjore në Kodin Penal, ku nuk lejohet pezullimi i kryeministrit, ministrave, apo presidentit, është një grusht shteti në konceptin sesi duhet të funksionojë demokracia. Për të mazhoranca po shfrytëzon numrat e saj për të deformuar ligjin. “Ajo që po ndodh në Shqipëri është e habitshme në vetvete, për shkak se vendi është keqtrajtuar në të gjitha dimensionet në këto dekada, besimi te shteti është vrarë. Nuk po duket se njerëzve u bën përshtypje më, pasi elita përgjithësisht është konformuar dhe qytetarët nuk orientohen dot saktë, në lidhje me atë që është realiteti në Shqipëri. Kjo që po bën PS, është grusht shteti në konceptin sesi demokracitë duhet të funksionojnë. Partia...