Lapaj në Berat: 100 milion euro te dosja e AKSHI-t, 10 mln euro për çokollata

Lapaj në Berat: 100 milion euro te dosja e AKSHI-t, 10 mln euro për çokollata

Adriatik Lapaj ka zhvilluar një takim me qytetarët në Berat. Lapaj në takimin e radhës në Berat, ku edhe ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen masivisht protestës së paralajmëruar më datë 31 janar ora 18:00 në Tiranë. Lapaj hodhi akuza ndaj qeverisë për korrupsion, duke rendituar edhe arsyet e forta për të dalë në shesh dhe për të protestuar kundër padrejtësive. “Këta duan të bëjnë pis të vërtetën. Ne nuk pranuam të joshemi apo të bëjmë Pazar, kur Qeveria na ofroi të bëheshim palë me të. Kjo u vërtetua sepse ai që na shiti Endrit Shabani u bë Avokat Populli në mënyrën më të shëmtuar duke tradhtuar kauzën e njerëzve të ndershëm. Por ka një të vërtetë dhe këtë e thotë edhe Prokuroria dhe...