Lamallari apel drejtuesve: “Siguria në timon është mbi çdo gjë”
Policia e Shtetit vijon të monitorojë zbatimin e rregullave të qarkullimit, me fokus të veçantë përdorimin e telefonit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjeteve. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi se kujdesi për jetën dhe shëndetin e vet dhe të të tjerëve është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër në timon. Ai paralajmëroi se çdo shpërqendrim, si një mesazh ose telefonatë, përbën rrezik serioz dhe nuk ka tolerancë për shkelësit. Gjatë kontrolleve, policia publikoi pamje të drejtuesve të kapur duke përdorur celularin ose duke mos vendosur rripin, ndërsa apelon tek qytetarët për respekt të rregullave dhe kujdes maksimal në rrugë.
Burimi:
kohajone.com