LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete, disa të plagosur

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, mes tyre edhe një kamper me turistë. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve shtetas gjermanë. Të plagosurit janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa fatmirësisht mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor, i cili gjatë kësaj periudhe është mjaft i frekuentuar nga pushuesit që udhëtojnë drejt jugut të vendit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave...