Lagja ‘Pavarësia’ në Vlorë mbetet pa energji elektrike, shkak vendosja e linjave të reja të ujit të pijshëm

Lagja ‘Pavarësia’ në Vlorë mbetet pa energji elektrike, shkak vendosja e linjave të reja të ujit të pijshëm

Një prej firmave të ndërtimit e cila po punon në qytet për vendosjen e linjave të reja të ujit të pijshëm ka lënë të gjithë lagjen “Pavarësia” në Vlorë pa energji elektrike. Siç mësohet përgjatë punimeve kjo firmë ka dëmtuar linjën kryesore të transmetimit të energjisë elektrike për lagjen Pavarësia duke lënë me qindra banesa në terr të plotë. Siç raporton gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, në terren janë thirru punonjës të Oshee të cilët prej disa orësh po punojnë për riparimin e defektit dhe kthimin e energjisë në zonë. Top Channel