‘Laborator’ kokaine në Firence me vlerë 700 mijë euro, në pranga një shqiptar dhe tre shtetas kolumbianë
Një 54-vjeçar shqiptar dhe tre shtetas kolumbianë janë arrestuar nga Karabinierët italianë pas zbulimit të një ‘laborator’ kokaine në zonën e Fucecchio-s, pranë Firences, gjatë një operacioni antidrogë. Sipas autoriteteve, në banesën e shtetasit shqiptar u sekuestruan 34 kilogramë kokainë, sasi e cila, po të hidhej në treg, do të sillte përfitime mbi 700 mijë euro. Hetimet nisën pasi efektivët vunë re lëvizje të dyshimta pranë banesës dhe vendosën të kryenin kontrolle të detajuara në ambientet përreth. Gjatë kontrollit, Karabinierët zbuluan në ambientet e pasme të banesës një laborator të mirëorganizuar për prodhimin dhe rafinimin e kokainës. Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan edhe pajisje të shumta profesionale si peshore, presa, furrë, pompa, makina për paketim me vakum, qese plastike dhe substanca prerëse, të përdorura për...
Burimi:
top-channel.tv