Laborator kanabisi në Shijak, arrestohen katër persona, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE-së

Laborator kanabisi në Shijak, arrestohen katër persona, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE-së

Foto nga ambineti i gjetur në Shijak SHIJAK- Policia ka zbuluar sot një ambient të marrë me qira në Shijak ku kultivoheshin bimë narkotike. Në kuadër të operacionit janë arrestuar katër persona, mes të cilëve edhe një punonjës i OSHEE-së. Ky i fundit dyshohet se nuk ka raportuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në atë ambient dhe akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Gjatë kontrollit në ambientin e marrë me qira, forcat e rendit sekuestruan 180 vazo ku më parë ishin kultivuar bimë kanabis, boçe dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike, një pompë uji, filtër ajrimi, tub për aspirim, 7 llamba elektrike, 7 ventilatorë, 16 paketa të energjisë elektrike, bllok siguresash dhe pajisje të tjera ndihmëse për kultivimin e bimëve narkotike. Policia vijon punën për...