Ky është 31-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëvarur në shkallët e banesës (Emri+Foto)
Personi që shihni në foto është 31-vjeçari Daniel Muçenji, i cili u gjet mbrëmjen e sotme i varur në shkallët e banesës në Petran të Përmetit. Ishin familjarët ata që e gjetën Danielin pa shenja jete, ndërsa ende vijojnë të jenë të paqarta arsyet që e çuan të riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit në fjalë.
Burimi:
sot.com.al