Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Kuvendi i ka dhënë përgjigje zyrtare e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së mbledhjes së dytë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit. Deputetët e PD kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në shkresën zyrtare, firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thuhet se kërkesa e 5 deputetëve demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve nuk pranohet pasi ende nuk është ezauruar koha e nevojshme që i duhet palës mbrojtëse, të njihet me aktet dhe dhe provat e paraqitura nga SPAK në Kuvend, dhe të përgatisë mbrojtjen e saj para ligjvënësve. Gjithashtu në argumentimin...