Kushtetuesja ende pa vendim, ‘ngec’ edhe Këshilli i Mandateve, shtyhet mbledhja për Ballukun

Kushtetuesja ende pa vendim, ‘ngec’ edhe Këshilli i Mandateve, shtyhet mbledhja për Ballukun

belinda balluku-Këshilli i Mandateve TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, e planifikuar për t’u mbajtur sot në mesditë lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Ballukut, është shtyrë. Mbledhja është shtyrë për një tjetër datë të pacaktuar, me kërkesë të socialistëve të cilët, kanë kërkuar që të pritet fjala e Kushtetueses. Shtyrja e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë përmes një njoftimi publik: "Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, si dhe duke marrë në konsideratë se në mbledhjen e parë të Këshillit, të zhvilluar më datë 19.12.2025, deputetë anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së...