“Kush vjedh më shumë është hero”, Berisha: Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën

“Kush vjedh më shumë është hero”, Berisha: Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar daljen publike ditën e djeshme të Belinda Ballukut pas shkarkimit nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres, teksa i kaloi stafetën Enea Karakaçit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në konferencën me Departamentin e Arsimit dhe Shkencës me rastin e 7 Marsit, teksa foli për arsimin, kryedemokrati kërkoi që të bëhen të gjithë bashkë në protesta për të larguar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Ai u ndal edhe te Balluku, teksa tha se doli ditën e djeshme serbes serbes duke bërë “heroinën” para ish stafit të saj, ndërsa shtoi me ironi se “midis hajdutëve ai që vjedh më shumë është hero”. “Shikoni se çfarë bën, del ajo, është bërë figurë e zezë në të gjithë botën, nuk...