“Kush merr pushtetin, mendon si të forcojë gardhet”/ Analisti: Ripërtëritje të PD-së me Berishën, s’mund të ketë

“Kush merr pushtetin, mendon si të forcojë gardhet”/ Analisti: Ripërtëritje të PD-së me Berishën, s’mund të ketë

Analisti Mentor Kikia, në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, analizoi zhvillimet e fundit politike dhe proceset e brendshme në partitë shqiptare, duke u ndalur te mungesa e rinovimit të lidershipit dhe mënyra se si organizohen zgjedhjet brenda forcave politike. Sipas tij, ndryshimet në strukturat drejtuese nuk kanë vlerë reale nëse figura kryesore e partisë mbetet e pandryshuar. Ai solli si shembull zhvillimet në Partinë Demokratike, duke argumentuar se ripërtëritja nuk mund të konsiderohet e plotë kur drejtuesit kryesorë vazhdojnë të mbeten të njëjtët. “Mund të kesh një ekip shumë të mirë, problemi është ndonjëherë edhe trajneri. Përderisa drejtuesit nuk ndryshojnë, pjesa tjetër nuk është se bën ndonjë ndryshim të madh. Çdo parti politike ka nevojë të ripërtërijë së pari lidershipin dhe pastaj strukturat e tjera.”-tha...