Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin

Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit, ku 15 të burgosur me rrezikshmëri tepër të lartë janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, institucioni që konsiderohet aktualisht si më i sigurti në vend. Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë. Burime bëjnë me dije se mes të burgosurve që u transferuan janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit  ‘Ura’ dhe Revansh. Vendimi për zhvendosjen masive të të burgosurve me...