Kush janë politikanët e autorizuar nga Rama që janë përgjuar dhe filmuar në takime me baronët e drogës, gazetari…
Një valë e re hetimesh ndërkombëtare dhe dosjesh sekrete po shtrëngon lakun rreth zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare. I ftuar dje në emisonin “Task Force” në Syri Tv, gazetari Basir Çollaku ka dhënë detaje të rënda të zbardhura së fundmi, të cilat ngrenë hije të rënda dyshimi mbi vizitat dhe takimet e padeklaruara të kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare. Sipas gazetarit, vizita e tij e fundit (e djeshme) në Francë nuk kishte natyrën e një pritjeje zyrtare në Elize, por shëmbëllente më tepër me një “vizitë halli” për të kërkuar garanci politike, ngjashëm me praktikat e zakonshme të liderëve autokratë. Nga ana tjetër theksoi Çollaku, Gjermania dhe Holanda kanë ashpërsuar ndjeshëm qëndrimin e tyre, ndërkohë që përfaqësues të lartë diplomatikë gjermanë nuk...
Burimi:
sot.com.al