Kush është Skënder Hita, i emëruar në krye të Policisë së Shtetit
Skënder Hita është miratuar nga qeveria si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Hita është një person me karrierë në Policinë e Shtetit, pasi ka mbajtur detyra drejtuese në qarqe me sfida të konsiderueshme për sigurinë. Një ndër këto qarqe është edhe Shkodra, ku Hita ka shërbyer dhe si zëvendësdrejtor i hetimit të krimit. Periudha në këtë detyrë konsiderohet me shumë rëndësi në profilin e tij profesional, duke qenë se zona ka qenë historikisht një prej pikave ku strukturat policore janë përballur me ngjarje të rënda kriminale dhe nevojën për një koordinim të vazhdueshëm mes strukturave operacionale dhe hetimore. Hita ka qenë po ashtu drejtor i policisë në qarkun e Durrësit. Ky cilësohet po ashtu si një nga zonat më të ndjeshme të vendit...
Burimi:
sot.com.al