Kush do të jetë kryepolici i ri? Pritet LISTA me pikët e vlerësimit, 5 kandidatët më të vlerësuar në “tavolinën” e Lamallarit

Kush do të jetë kryepolici i ri? Pritet LISTA me pikët e vlerësimit, 5 kandidatët më të vlerësuar në “tavolinën” e Lamallarit

foto ilustruese TIRANË- Pas përfundimit të fazës së intervistimit për kandidaturat, pritet që të publikohet lista e pikëve për secilin nga 14 kandidatët e intervistuar. Pas kësaj, disa nga kandidatët më të vlerësuar do t’i dërgohen më pas Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, për shqyrtim të mëtejshëm. Pasi Komisioni i Posaçëm të dorëzojë listën, Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave kandidaturat dhe vendimi merret nga qeveria. Intervistimi i kandidatëve u zhvillua prej rreth 9 orësh, më datë 24 mars, duke përmbyllur kështu fazën finale të procesit të zgjedhjes së kreut të ri të Policisë së Shtetit.  Procesi pati edhe vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Gjatë kohës që zhvilloheshin intervistat, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn u...