“Kur të biesh nga karrigia, do shkosh te vendi”/ Lefter Maliqi paralajmëron kryebashkiakun e Kuçovës: Po re nga fiku…

“Kur të biesh nga karrigia, do shkosh te vendi”/ Lefter Maliqi paralajmëron kryebashkiakun e Kuçovës: Po re nga fiku…

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për të marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi. Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë dhe të koduar, Maliqi ka shënjestruar kryebashkiakun aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke i kujtuar se fati i tij do të jetë i njëjtë sapo të humbasë pushtetin. Maliqi shkruan se Kokoneshi po shkon drejt burgut për shkak të lejeve të dhëna në tokë bujqësore për impiante diellore, ndërsa pyet Hajdarin se çfarë do të bëhet me të për lejen e ndërtimit të ujësjellësit mbi 4 milionë euro në tokë të Gramshit, pa leje mjedisore dhe në zonë të mbrojtur. “Po re nga fiku të gjithë të shesin, Hajdar! Kolegu juaj, ish-kryetari i Bashkisë Divjakë, Kokoneshi, pasi ra nga detyra,...