Kumbaro: Drejt përmbylljes kapitujt 25 dhe 26 të integrimit në BE
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mbajti sot një konferencë me gazetarët që mbulojnë çështjet e arsimit në media për të ndarë disa prej prioriteteve, arritjeve dhe nismave në arsim. Kumbaro e nisi komunikimin me përditësimin e punës mbi dy kapitujt e arsimit në përmbushjen e negociatave me Bashkimin Europian. “Sa i përket i kapitullit 26, pothuajse kemi përmbushur të gjitha piketat. Konkretisht, është krijuar tashmë me vendim të Këshillit të Ministrave Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar. Kemi Planin e Veprimit për Arsimin Dixhital 2025-2030, ku edhe përmes kronikave televizive ju keni pasur një rol shumë të rëndësishëm në dhënien e këtij informacioni. Është lançuar Baza Shtetërore e të Dhënave të Arsimit të Lartë (SMIAL), e cila është një bazë të dhënash që përdoret prej korrikut...
Burimi:
kohajone.com