Kumbaro: 11.2 miliardë lekë grant për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor!
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mori pjesë në Konferencën e Rektorëve, në mbledhjen e saj të parë për vitin 2026, e cila u përshëndet edhe nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro njoftoi se janë miratuar grantet për IAL-të publike përmes vendimit të bordit të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, por duke kërkuar edhe një raport më transparent për sa i përket mënyrës se si menaxhohen këto fonde.“Është një mbështetje prej rreth 11,2 miliardë lekë, ose 115 milionë euro, si grant për mësimdhënien, që ndahet në Fond Institucional dhe Fond për Mbështetjen Studentore duke mbështetur me paga rreth 5,800 personel akademik dhe administrative në 14 universitetet publike dhe mbi 12,000 studentë ekselentë apo me nevoja sociale, përmes skemës së...
Burimi:
argjiroja.net