Kultivuan 1.8 ton kanabis në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 anëtarët e grupit kriminal
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për 17 anëtarët e një grupi kriminal, i cili ka kultivuar përmes serave në qytetin e Beratit rreth 1.8 ton lëndë narkotike, kanabis. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, prokurori Behar Dibra kërkoi ndaj tyre, 133 vite burg në total. 17 të pandehurit po gjykohen me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojnë ulje të dënimit. Për 4 nga të pandehurit, Bashkim Mema, Drita Mema, Izmire Mema dhe Edison Mema, u kërkuar pezullimi i dënimit me burg dhe vënia e tyre në provë në 3 vite. Pretenca: Sadetin Hasaj 13 vite burg Blerim Xheka 13 vite burg Sidrit Bisha 10 vite burg Suad Smakaj 9 vite burg Jurgen Ujkaj 10 vite...
Burimi:
zeri.ai