Kullat i “qepen” bregdetit, projekte shumëkatëshe në KKTU nga Velipoja, Qerreti, Golemi e Saranda

Kullat i “qepen” bregdetit, projekte shumëkatëshe në KKTU nga Velipoja, Qerreti, Golemi e Saranda

Kullat i “qepen” bregdetit, projekte shumëkatëshe në KKTU nga Velipoja, Qerreti, Golemi e Saranda Katër mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë marrë në shqyrtim disa qindra kërkesa për leje ndërtimi e zhvillimi ku përfshihen projekte turizmi, rezidencialë, infrastrukturë publike, ndërhyrje në energji dhe transport. Në mbledhjen e datës 30 mars 2026 bie në sy një kërkesë për shtyje leje ndërtimi të Inceneratorit të Tiranës. Projekti që mbart pas vetes dosje të tëra hetimore, vijon të mbetet ende në fazën e tij të parë pavarësisht qindra milionë eurove që kanë shkuar drejt këtyre projekteve në vend. Konkretisht vendimi i KKTU specifikon “Leje për shtyrje afati të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese, Faza...