Kujdes nga mesazhi “Voto Sarën” në WhatsApp, mund të vjedhë të dhënat
“Përshëndetje! A mund të ndani pak kohë për të votuar Sarën? Ajo është vajza e shoqes sime dhe fituesi merr një vit mësime vallëzimi pa pagesë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të.” Nëse edhe juve ju ka mbërritur në celular një mesazh i tillë, kini kujdes! Kjo skemë e re mashtrimi po përhapet me shpejtësi në WhatsApp dhe ka prekur edhe qytetarë shqiptarë. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “mashtrimi i balerinës”, i cili shfaqet si një mesazh i pafajshëm për votim në një konkurs vallëzimi për fëmijë. Mesazhi zakonisht u kërkon përdoruesve të klikojnë një link për të mbështetur një fëmijë, shpesh me justifikimin se fituesi do të përfitojë mësime falas vallëzimi. Megjithëse duket i padëmshëm, linku ka si qëllim vjedhjen e të dhënave...
Burimi:
ntv.al