Ku kanë shkuar pulat e infektuara të AIBA-s? Raporti i KLSH: Asgjësimi në 2022 u krye me shkelje dhe mangësi dokumentacioni
aiba Shpendët e prekur nga influenca aviare A H5N8 dhe laringo-trakeiti infektiv nuk u groposën konform rregullave në fuqi, sipas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Raporti i KLSH-së ka gjetur shkelje të shumta procedurale dhe mungesë dokumentacioni në procesin e asgjësimit të shpendëve, duke ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve me rrezik biologjik dhe ndikimin e mundshëm në mjedis dhe shëndet. Sipas auditimit, në vitin 2022 janë groposur 3,214 pula në kompaninë “Aiba” në fshatin Rrashbull të Bashkisë Shijak. Procesverbali për këtë veprim nuk përcaktonte vendin konkret të groposjes dhe rezulton i panënshkruar nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, tatimeve, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe strukturave të epidemiologjisë. Auditimi thekson se përcaktimi i vendit të groposjes është bërë në...
Burimi:
zeri.ai