“Ku ka si ty o Shqipëria ime”/ Protestuesit këndojnë këngë patriotike para parlamentit gjatë marshimit masiv
Mijëra protestues u mblodhën dhe sot për të protestuar kundër qeverisë Rama. Qytetarët mbajtën fjalime para Kryeministrisë dhe më pas marshuan të shumtë në numër në rrugët e Tiranës. Ata u ndalën edhe para parlamentit ku kënduan këngë patriotike përveç koreve të zakonshme: Rama në burg, Berisha në burg apo Rama jepe dorëheqjen.
Burimi:
sot.com.al