Kthyen apartamentet në Durrës në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen dy braziliane

Kthyen apartamentet në Durrës në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen dy braziliane

Pamje nga operacioni i Policisë DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetase braziliane të cilat kishin marrë me qira dy ambiente dhe i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Në pranga kanë rënë 2 braziliane, 26 dhe 39-vjeçe. Ndërkohë në gjendje të lirë po hetohet një 22-vjeçar dhe një 30-vjeçar- pronari i 2 apartamenteve në rrugën “Dalip Peza”, lagjja nr. 17 në Durrës ku ushtrohej kjo veprimtari. Gjatë kontrolleve Policia sekuestroi 2 pasaportat e shtetaseve të huaja, shuma parash, 8 aparate celularë, një DVR, karta telefonike, 2 blloqe shënimesh, si dhe 2 sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis. “Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i...