“Kryengritje paqësore me molotovë nuk ka”/ Protesta, Elezi: ‘Kilometri i fundit’ i Berishës, mund të dojë 20 vjet

“Kryengritje paqësore me molotovë nuk ka”/ Protesta, Elezi: ‘Kilometri i fundit’ i Berishës, mund të dojë 20 vjet

Partia Demokratike sot funksionon më shumë me urdhra sesa me rregulla, ndërsa “kryengritja paqësore” e thirrur nga Sali Berisha nuk mund të quhet e tillë nëse në protesta përdoren molotovë dhe prodhohen përplasje të dhunshme, të cilat gjithësesi, janë ta pamjaftueshme për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. I ftuar ne nje interviste televizive ish-kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi komentoi protestat e opozitës dhe situatën brenda Partisë Demokratike. Ibsen Elezi vuri në dyshim retorikën e përdorur nga Sali Berisha për protestat e opozitës, duke argumentuar se termi “kryengritje paqësore” është kontradiktor, sidomos kur në protesta përdoren molotovë dhe prodhohen përplasje të dhunshme. Sipas tij, deklaratat e Berishës krijojnë konfuzion te mbështetësit dhe nuk sjellin zgjidhje politike, pasi pushteti nuk rrëzohet përmes protestave në...