“Kryeministrit i rëndojnë faje, dhe përgjegjësi të rënda për dhjetëra afera”/ Reagon Vasili: Gëzon de facto statusin…
Republika ku jetojmë sot, më pak se çdo gjë tjetër mund të quhet e tillë. Por një emër tjetër është sot në majën e zemërimit, vëmendjes dhe shqetësimit publik mbarëkombëtar. Republika e pandëshkueshmërisë është ai armiku më i madh i çdo qytetari. Falë Republikës së pandëshkueshmërisë, Kryeministrit i rëndojnë faje dhe përgjegjësi të rënda personale të provuara për dhjetëra afera, që mbajnë firmën e tij, dhe megjithatë drejtësia nuk e ka thirrur asnjë herë dhe nuk i ka hapur asnjë hetim. Ndërsa drejtësia thërret qindra qytetarë për çështje fare banale, nga ana tjetër Kryeministri gëzon de facto statusin e pandëshkueshmërisë absolute. Kush lejoi vendosjen e telave me gjemba dhe futi mjetet në Zvërnec, kur nuk paska as projekt, siç thotë vetë Kryeministri? Por edhe këtu...
Burimi:
sot.com.al