Kryeministri prezanton Dash Sulën si Kryeinspektor të Përgjithshëm: S’ka lënë gjë pa më thënë në Parlament, por…
Kryeministri Rama prezantoi sot Dashnor Sulën si Kryeinspektor të Përgjithshëm. Rama nuk i kurseu batutat për Sulën, i cili në legjislaturën e fundit ishte kundërshtar i tij politik. “Emërimi i tij është edhe një lloj sfide sepse ky zotëria nuk më ka lënë gjë pa thënë në parlament. Një gjë është e sigurt, që deri tani, nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Inspektimi mbetet një problem dhe hendek në të gjithë organizimin e shtetit tonë. Megjithatë nga ana tjetër kam besuar gjithmonë se ndryshimi i sistemit është përgjigja, mund të sjellim njerëz nga kudo, edhe nga hëna, por nëse nuk ndryshon sistemi është e kotë. Dua të them që kryeinspektori Dashnor Sula vjen nga një karrierë politike, por ka...
Burimi:
kohajone.com