Kryeministri në mbledhje: Elisa, mos më provoko të të nxjerr jashtë!

Kryeministri në mbledhje: Elisa, mos më provoko të të nxjerr jashtë!

Nuk ndalen tensionet dhe fërkimet brenda Partisë Socialiste, dhe në qendër të tyre duket se është gjithnjë e më shpesh Elisa Spiropali. Ajo që dikur konsiderohej një nga figurat më të forta dhe më të mbrojtura të mazhorancës, sot duket se po përballet me një realitet krejt tjetër politik. Respekti institucional që i jepej si ministre apo si kryeparlamentare duket se ka filluar të zbehet. Në politikë, pushteti është shpesh mburoja më e fortë; kur ai dobësohet, edhe rrethi i mbështetjes tkurret. Dhe rasti i Spiropalit duket se po e konfirmon këtë rregull të pashkruar. Përplasja e fundit në mbledhjen e grupit parlamentar, ku ajo u konfliktua me ministren Erjona Ismaili dhe u përball me një ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama, është një...