“Kryeministri na paska dhënë 4 mln euro nga fondi rezervë i shtetit për një këngëtar”/Protestuesi: Njerëzit vdesin…
Aktivisti Arbër Lleshi ka reaguar gjatë protestës së 38-të kundër vendimit të qeverisë për akordimin e një fondi prej 4 milionë eurosh për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. “Sot e keni parë dhe dëgjuar që kryeministri ynë na paska dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste”, u shpreh ai. Ai kritikoi përdorimin e fondeve publike për këtë aktivitet, duke e krahasuar me gjendjen në spitale, ku siç tha ai “në Shqipëri po vdesin njerëz sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe”. Arbër Lleshi: Sot e keni parë dhe dëgjuar që kryeministri ynë na paska dhënë 4 milionë euro nga fondi...
Burimi:
sot.com.al