Zjarri shkrumboi mbi 50 hektarë në Koilaç të Mallakastrës, banorët të dëshpëruar: Na u dogjën të gjitha, dëme të mëdha!
Zjarret po lënë një faturë të kripur për banorët e zonave rurale, kryesisht fermerë e bujq. Mbi 50 hektarë tokë me ullishte, vreshta, sera diellore dhe pemëtari janë përfshirë nga flakët në fshatin Koilaç të Mallakastrës. Ky është bilanci paraprak i dëmeve të shkaktuara nga zjarri i dy ditëve më parë, i cili për pak orë rrezikoi seriozisht edhe banesat e fshatit. Zjarri ka nisur rreth orës 14:00 të së shtunës, në periferi të fshatit. Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me ullishte, vreshta, sera dhe pemë frutore. Të alarmuar, banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe policinë. Forcat në terren kanë ndërhyrë për të frenuar avancimin e flakëve, ndërsa për shkak të rrezikut janë...
Burimi:
javanews.al