Zjarr në landfillin e Bushatit, 5 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në landfillin e Bushatit. Në vendngjarje janë 5 mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë në shuarjen e zjarrit, si dhe një mjet ekskavator. Në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe punonjës të landfillit, të cilët po punojnë në shuarjen e zjarrit. Landfilli i Bushatit është vend depozitimi i mbetjeve të bashkive Vau i Dejës, Shkodër dhe Lezhë.
Burimi:
javanews.al